32.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Konjufca: LDK do të përfundojë si AKR

GlaukKonjufcaDeputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, duke folur për marrëveshjen PDK-LDK, për këtë të fundit ka thënë se i shkeli dy marrëveshje, të LAN-it e të VV-së. Nuk është pajtuar as me prioritetet e ambasadores amerikane Traccy Ann Jacobson.

Konjufca në një intervistë për RTK-në, ka thënë se secili qytetar është irrituar me ndryshimin e fjalëve nga LDK, që, sipas tij, s’kanë qenë vetëm fjalë por të kodifikuara edhe me shkrime.

“Kjo do të penalizohet prej qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që LDK ta ketë fatin e AKR-së së Behgjet Pacollit. Nuk mund të qeverisësh me PDK-në e t’i japësh fund krimit të organizuar”.

“Mendoj që prej fillimit nuk është se për LDK-në posti i kryeministrit ka qenë diçka që do t’i jepte të gjitha apo të shkonte edhe në zgjedhje. LDK është pajtuar që kryeministri t’i takonte tjetërkujt me LAN-in, por asaj t’i takonte kryeparlamentari. Tash, LDK s’mund ta mashtrojë popullin e Kosovës se pozita e kryeministrit për ta ka qenë si bast. Po të ishte kështu prej zgjedhjeve, s’do të arrihej as marrëveshja me LAN-in”, thotë Konjufca.

Konjufca thotë se “sherri” filloi kur LDK e AAK këmbëngulnin për postin e kryeministrit ose kërcënonin me prishje të të gjitha marrëveshjeve të blloku paszgjedhor. Pas kësaj, thotë ai, filloi një garë destruktive se cili po shkon i pari te PDK.

Duke e komentuar intervistën e fundit të ambasadores amerikane Tracy Ann Jacobson, Konjufca tha se radhitja e prioriteteve për qytetarin e Kosovës nga ana e ambasadores ishte në kundërshtim me realitetin.

“Prioritet e ndërkombëtarëve janë të ndryshëm se çka i nevojitet qytetarëve të Kosovës”.

“Tema e parë, sipas saj, është negociatat me Serbinë. Tema e dytë Gjykata Speciale për Krimet e Luftës. E treta është korrupsioni, sundimi i Ligjit, e kështu me radhë”.

“Për qytetarin e Kosovës prioritet janë, varfëria, papunësia, korrupsioni, krimi i organizuar pastaj dikur vjen Serbia e të tjerat”, tha Konjufca.

Më Shumë

1938 maturantë iu nënshtruan testit të maturës në Prizren

Në komunën e Prizrenit sot është mbajtur testi i parë i Maturës Shtetërore – një prej fazave më të rëndësishme për nxënësit që përmbyllin...

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tone do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas IHMK-së,...

Lajmet e Fundit