AAK-ja tërhiqet nga dialogu

DonikaKadaj-Bujupi-aakAAK-ja ka vendosur që të mos e mbështesë më dialogun me Serbinë. Ka paralajmëruar edhe tërheqjen nga ekipi dialogues kosovar.

Ky subjekt politik që drejtohet nga Ramush Haradinaj, ndonëse në opozitë, gjatë gjithë mandatit të shkuar qeveritar e kishte mbështetur procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Madje nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, kishte pranuar të ishte koordinator i ekipit kosovar. Tash ai pritet të tërhiqet.

“Aleanca do të jetë opozitë dhe nuk merr pjesë në bisedime”, ka thënë të martën deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, kur është pyetur për Shalën. “Në Parlament ekzistojnë votat e mjaftueshme në këtë konstelacion politik dhe është në përgjegjësi të tyre dialogu, por edhe të gjitha proceset e tjera”, ka shtuar ajo, në një prononcim për “Kohën Ditore”.

Qeveria e drejtuar nga PDK-ja ka drejtuar procesin dialogues me Serbinë. Ajo nuk kishte shumicën e kualifikuar në Kuvend, pra dy të tretat e të gjithë deputetëve, të nevojshme për të ratifikuar marrëveshjet që mbërriheshin. Por edhe me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar PDK-ja arriti ta siguronte mbështetjen për dialogun edhe nga partia tjetër opozitare, LDK-ja

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit