Thaçi mund ta çojë vendin në zgjedhje

Hashim thaci 4Mundësia për mbajtjen e zgjedhjeve të reja ende nuk është evituar.Marrëveshja e arritur në mes PDK-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje, sado që teorikisht e ka shmangur këtë opsion, në kuptimin praktik e ka lënë të hapur atë.

Kjo për faktin se ende nuk dihet se si do të akomodohet shefi i PDK-së, Hashim Thaçi.

Në rast se ai nuk e siguron ardhjen në krye të shtetit, atëherë, e gjithë marrëveshja mund të bie poshtë.

Të paktën këto janë vlerësimet e njohësve të rrethanave politike në vend, sipas të cilëve për shkuarjen në zgjedhje të reja duhet të ketë një pajtim si nga ana e vendorëve edhe e faktorit ndërkombëtarë. /Tribuna/

Më Shumë

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit