Maliqi: Qëllimi i Thaçit është presidenca

ShkelzenMaliqiDuke folur për televizionin serb, B92 Maliqi ka thënë se problem i vetëm për realizimin e kësaj dëshire është fakti se mandati i zonjës Atifete Jahjaga zgjat edhe një vit, transmeton Indeksonline.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka dëshirë të bëhet president, vlerëson analisti Shkëlzen Maliqi i cili njëkohësisht është këshilltar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama për çështje rajonale.

Duke folur për televizionin serb, B92 Maliqi ka thënë se problem i vetëm për realizimin e kësaj dëshire është fakti se mandati i zonjës Atifete Jahjaga zgjat edhe një vit, transmeton Indeksonline.

Ai megjithatë ka thënë se qeveria e re kosovare do të jetë stabile pasi dy partitë e mëdha së bashku me minoritetet do përbëjnë një shumicë prej dy të tretave në parlament.

Maliqi ka folur edhe për politikën e shtetit shqiptar duke thënë se Tirana nuk ka qëllime paternaliste për Kosovën, ndërsa vendet e rajonit të cilat janë pjesë e Bashkimit Evropian duhet të fokusohen në bashkëpunim ndërmjet veti dhe në rrugën e tyre evropiane, transmeton Indeksonline.

Shkëlzen Maliqi gjithashtu ka folur edhe për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duke thënë se kjo shoqatë duhet të krijohet në Bruksel e jo te institucionet kosovare. /Indeksonline/

Më Shumë

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit