13.1 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

A do ta lypin prapë Hashim Thaçin?!

ADRIAN ÇOLLAKUAdrian Çollaku
Kryeministrit të ri të Kosovës, Isa Mustafës duket se nuk i ka nisur edhe aq mirë puna. Mos të hyjmë këtu që të analizojmë rebelimin që i ndodhi në parti. Tetë deputetë, që nuk e votuan Isa Mustafën, janë shumë, sepse përfaqësojnë hiq më pak se 120 mijë votues.

Pra, i bie që gati gjysma e LDK-së janë kundër këtij koalicioni. Dhe nga kjo (mos)mbështetje, do të shihet edhe fuqia e një kryeministri, pavarësisht pse servilët e LDK-së, po duan ta injorojnë këtë fakt.
E lëmë anash njëherë këtë punë. Të merremi me një fenomen tjetër. Paralajmërimet dhe kërcënimet që i vijnë prej grupeve të ndryshme për rritje të pagave.

Isa Mustafa, ende pa e marrë postin e kryeministrit, veç i kanë shkuar “selamet” e para.
Sindikalistët e arsimit dhe asamblistët, janë grupet e para që po i kërkojnë kryeministrit të ri, Isa Mustafa me çdo kusht rritjen e pagave. Madje, kanë paralajmëruar se do ta ndërpresin edhe procesin mësimor, nëse nga fillimi i vitit të ri, nuk do të ketë rritje të pagave.Grupet e të pakënaqurve do të shtohen dita- ditës.

Shpejt do t’i shohim të rebeluar edhe zjarrfikësit, oficerët korrektues, madje edhe policët. As gjyqtarët e as prokurorët nuk janë të kënaqur, se të vetmit janë ata që nuk morën paga me ngritje. Qeveria e kaluar iu premtoj se do t’i rris pagat edhe për ta, por nuk bëri gjë në këtë drejtim.
Thyerja më e madhe do të ndodhë me veteranët.

Pos problemit, i cili vazhdon të jetë prezent me regjistrimin e fëmijëve të familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së në Universitetin e Prishtinës, problemi më i madh do të jetë me listën e verifikimit të veteranëve të luftës së UÇK-së, që Qeveria e Hashim Thaçit e zvarriti me vite të tëra.
Pastaj do të vjen edhe Gjykata Speciale. E, priten edhe arrestimet e mëdha…

Asociacioni i komunave, pengesat që tashmë i kanë paralajmëruar serbët për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke mos përjashtuar as votën kundër FAK-ut, gjë që do ta bllokonte tërë këtë proces…
Kryeministri Isa Mustafa, vështirë se do t’u dalë këtyre në ballë. Shumë prej atyre grupeve të lartë përmendura, sidomos sindikalistët dhe veteranët tash e sa vjet i ka menaxhuar vetëm një njeri, e ai është Hashim Thaçi.

Mirëpo, ai kësaj radhe jam i bindur se nuk do t’i menaxhoj. Përkundrazi, do t’i nxis që të shtojnë presionin, dhe ta sjellin Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa para një dështimi total.
E, kësaj kur i shtohet edhe fakti se në këtë Qeveri më nuk e kemi vetëm një kryeministër, (sikurse kemi pasur në dy qeveritë e kaluara, pra nga 2007 e deri më sot), por i kemi 2 + 1, pra, Isa Mustafën, Hashim Thaçin me Kadri Veselin dhe Aleksander Jabllanoviq, atëherë dështimi do të jetë më se i sigurt.

Shpresoj të mos ndodhë, por të gjitha këto argumente dhe me mbështetjen e vetë Hashim Thaçit me Co., të disa grupeve me ndikim në shoqëri, do të qojnë drejt më të keqes. Që sërish ta kërkojnë Hashim Thaçin, të jetë në krye të qeverisjes.
Madje, Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, është i pari që e paralajmëroi një gjë të tillë, duke thënë: AI (Hashim Thaçi) i mbante premtimet…

Më Shumë

Në Prizren nis festa tradicionale për shënimin e ardhjes së verës

Festimet tradicionale të Hëdërellez-it (Karabash Baba), që shënojnë ardhjen e verës, po festohen në Prizren me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve. Si çdo vit, festimet e...

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për shpërthimin e...

Lajmet e Fundit