Të hënën marsh paqësor, në nderim të Elvis Pistës

ElvisPista14Të hënën, më 15 dhjetor, do të mbahet marshi paqësor i qytetarëve dhe rinisë së Rahovecit, në nderim të Elvis Pistës, i vrarë më 15 qershor.

Në komunikata të ndara, Rinia Demokratike e Kosovës, familjarë të Elvis Pistës dhe grupi i tifozëve “Vreshtarët, kanë konfirmuar se më 15 dhjetor do të mbahet marshi përkujtimor paqësor për nder të heroit të qytetit të Rahovecit, Elvis Pista.

Tubimi do të fillojë në ora 17:00 me mbledhjen në Stacionin e Autobusëve, e do të vazhdojë deri në qendrën e qytetit, ku do të ndizen qirinj në përkujtim të Elvis Pistës.

Elvis Pista u vra me 15 qershor të këtij viti duke dalë nga restoranti “Jaha” në Rahovec.

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit