Këshilli Gjyqësor jofunksional, i dënuari Ramadan Muja mbetet pezull

RamadanMuja10-5Pranvera pritet t’i zë pa nisur disa nga proceset e rëndësishme në Gjykatën e Apelit. Rasti ndaj Ramadan Mujës së Prizrenit është një nga rastet që ka ardhur në këtë Gjykatë tash e një kohë, por nuk pritet të caktohet shqyrtimi i tij edhe për disa muaj.

Arsyeja për këtë është mosfunksionimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe mungesa e gjyqtarëve të EULEX-it në Apel, raporton KTV.

KGJK-ja nuk është funksionale që nga vera, kur anëtarëve të saj u kaloi mandati. Anëtarët e rinj duhet të kalojnë në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Prizrenit ishte shpallur fajtor në muajin mars dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike për 30 muaj. Nëse vërtetohet ky aktgjykim, qyteti shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Problemi i njëjtë, me moscaktim të seancave, është edhe me rastin për krime lufte ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve. Në rastin Kleçka ishte mbajtur një seancë, por mbrojtja e Limajt kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, transmeton Koha.net.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj ka thënë për KTV-në se në përgjithësi puna e Gjykatës është vështirësuar që nga qershori, kur për 6 muaj Kosova nuk kishte institucione legjislative dhe ekzekutive.

Më Shumë

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit