Marshojnë me qirinj dhe kërkojnë zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës

00---elvisi1Qindra qytetarë të Rahovecit kanë marshuar rrugëve kryesore të këtij qyteti me qirinj në duar dhe foto të Elvis Pistës, zyrtarit të lartë të PTK-së që u vra gjashtë muaj më parë në një prit mirë të organizuar.

Ata kërkuan nga organet e drejtësisë të ndriçohet kjo vrasje.

Qytetarët marshuan nga stacioni i autobusëve, duke mbajtur në duar fotografitë e Elvis Pistës dhe qirinj të ndezur.

Marshi i cili ka përfunduar në mënyrë dinjitoze para Qendrës kulturore ” Mensur Zyberaj”, ku qytetarët vendosën qirinj, ndërkaq Sheshi i Dëshmorëve ka qenë i stërmbushur me të tjerët, të cilit pritnin në rend, për të ndezur një qiri në shenj përkujtimi për Elvis Pistën.

Elvis Pista ishte edhe kandidat për deputet i PDK-së. Prokuroria ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë vrasje.

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit