12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Shoqëria civile i kërkon kryeministrit transparencë në vendimmarrje

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisShoqëria civile ka shpreh shqetësimin për madhësinë e kabinetit qeveritarë. Numri i madh i ministrave dhe zëvendësministrave, sipas Grupit për studime juridike dhe politike (GSJP) dhe Institutit GAP, është i paarsyeshëm dhe jo e domosdoshme për një qeverisje të mirë.

Në mënyrë që kjo qeveri të sigurojë transparencë dhe kontroll mbi mënyrën e shpenzimit të parasë publike, sipas tyre, kryeministri Isa Mustafa duhet ndërmarrë disa hapa.

Ata kanë kërkuar, ndër të tjera, që t’i bëjë publike njëmbëdhjetë vendime, ndërto – vendimet për emërimin e të gjithë zëvendësministrave, publikimin e vendimeve qeveritare për nivelin e pagës së kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave e këshilltarëve politikë.

Gjithashtu shoqëria civile kërkon nga Qeveria e Isa Mustafës, që më së largu me datën 15 të secilit muaj vijues, të bëjë publike regjistrin e shfrytëzimit të kartelave të kreditit nga ana e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Më Shumë

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit