8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

VV në Therandë, kallëzim penal kundër drejtorin e DSHPJK-së Sylejman Hoxhajt

leonard shala therand vvQendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Therandë përmes këshilltarit komunal Leonard Shala ka bërë Kallëzim Penal për drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Pronësore-Juridike dhe Kadastër në Komunën e Therandës, Sylejman Hoxhajt.

“Drejtori z.Sylejman Hoxha, me datë 12 mars 2014 ka lidhur kontratë për dhënien e tokës ndërtimore në shfrytëzim “të përkohshëm”, me qira me ndërmarrjen “UNICOM” Sh.P.K nga Theranda për një periudhë nëntëmujore respektivisht nga 01 prilli 2014 deri më 31 dhjetor 2014. Objekti i kësaj kontrate është dhënia në shfrytëzim “të përkohshëm” të parcelës P-72116046-02285-0, që gjenden në vendin e quajtur “Gradina /Igraishte/Nogomet” që gjenden në rrugën Brigada 123, Therandë”, thuhet në njoftimin e VV-së në Therandë.

“Parcela në fjalë është pjesë e Stadiumit të Qytetit, që në këtë rast është dëmtuar direkt interesi i qytetarëve si dhe i klubit futbollistik “Ballkani”, pasi që sipërfaqja e përgjithshme e kësaj parcele prej 10 372 m² është Stadium i Qytetit. Me heqjen e sipërfaqes prej 1.600 m², stadium nuk i plotëson tashmë kriteret që klubi i futbollit të marrë pjesë në gara”.

“Meqenëse objekti i kontratës për dhënie në shfrytëzim është pronë e Komunës së Therandës, Komuna e Therandës, respektivisht drejtoria për Shërbime Pronësore-Juridike ka lidhur këtë kontratë në kundërshtim të plotë më ligjin 04/L-144 për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme që është në pronësi të komunës”.

“Kjo kundërligjshmëri konsiston në atë se, Komuna ë Therandës, gjegjësisht ekzekutivi i udhëhequr nga kryetari i komunës nuk ka përfillur fare procedurat e parapara me ligj, është anashkaluar aprovimi nga ana e Kuvendit Komunal për nisjen e procedurës për dhënie në shfrytëzim të kësaj parcele, hapjen e procedurës së ankandit publik, procesit të përzgjedhjes së ofertave”.

“Andaj duke u mbështetur në dispozitat e Nenit të 10-të të KPP-së, kërkojmë nga Prokuroria Themelore në Prizren, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në kuadër të konstatimit të vërtetës objektive me pretendimin e këtij kallëzimi për veprën e kryer penale”.

“Ne mbesim të përkushtuar që ta mbrojmë interesin e qytetarëve, në mënyrë, që interesat e qytetarëve të Komunës sonë të mos cenohen nga individë të caktuar për përfitime të tyre personale”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Liria humb rëndë në shtëpi

Liria ka pësuar një disfatë të rëndë në Prizren, duke u mposhtur me rezultat 1:4 nga Trepça ’89, në një përballje direkte mes dy...

Lajmet e Fundit