12.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Kërkohet riformatim i dialogut

Thaci_Dacic_Ashton5-21Formati i dialogut Kosovë-Serbi pritet të mbetet i njëjtë edhe nën qeverisjen e Isa Mustafës. Kësisoj, dialogu i nisur tri vite më parë, parashikohet të vazhdojë me agjendë të njëjtë.

Paralajmërimi se në janar do të rinisë ky dialog me qasjen dhe formatin e njëjtë po vlerësohet i pakuptimtë, andaj edhe kërkohet një lloj riformatimi i procesit.
Qeveria e Hashim Thaçit ishte kritikuar ashpër nga partia e Isa Mustafës për mënyrën se si i ishte qasur dialogut me Serbinë. Por, as ardhja në pushtet e LDK-së nuk pritet të sjellë ndryshime në këtë proces. Formati i dialogut pritet të mbetet i njëjtë edhe nën qeverisjen e re.

Kësisoj, dialogu i nisur tri vjet më parë pritet të vazhdojë me agjendë të njëjtë. Paralajmërimi se në janar do të rinisë ky dialog me qasjen dhe formatin e njëjtë po vlerësohet i pakuptimtë. Mosimplementimi i marrëveshje të deritashme do të duhej ta shtynte Qeverinë në rishikim të këtij dialogu. Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe atyre politike.

Sipas tyre, deri tani pala kosovare i është përshtatur agjendës e cila është caktuar nga Brukseli e që në shumicën e rasteve ka qenë e përcaktuar nga interesat serbe. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, vlerëson që është i pakuptimtë vazhdimi i dialogut pa pasur zbatim të marrëveshjeve paraprake.

Sipas tij, është e rrugës qe fillimisht të realizohen marrëveshjet e arritura më herët dhe varësisht nga realizimi i tyre të shikohej mundësia se si ët veprohet më tutje.

“Përndryshe absolutisht nuk ka asnjë logjikë të vazhdohet më tutje nëse eventualisht nuk ka zbatim të marrëveshjeve. Qeveria duhet t’i caktojë prioritetet e përgjithshme qeverisëse të vendit. Varësisht nga prioritetet duhet më vënë në agjendë të bisedimeve edhe temat për të cilat duhet biseduar me Serbinë. Deri më tani i jemi përshtatur agjendës e cila është caktuar nga Brukseli dhe e cila në të shumtën e rasteve ka qenë e përcaktuar nga interesat serbe. Përcaktimi i agjendës se bisedimeve duhet të bëhet nga të dy palët”, ka thënë Hoti.

E Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol, propozon që qeveria e re të mos i bëjë negociatat me Serbinë dhe vizitat në Bruksel sikur të jenë vizita jozyrtare dhe sikur të jenë vizita mes shteteve mike, sepse kjo, sipas tij, nuk është kështu.

Ai vlerëson se fillimisht do të duhej të këtë një vlershëm për marrëveshjet e arritura në këto tri vitet e fundit lidhur me implementimin e tyre dhe pastaj të rishikohet formati i dialogut./tribuna/

Më Shumë

Kampionët fitojnë në Prizren

Trepça ka triumfuar në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 71:88 (15:17, 17:20, 13:24, 26:27). Tashmë mitrovicasit udhëheqin me seri 2:1, raporton PrizrenPress. Te vendasit pesë basketbollistë...

Mot me diell dhe vranësira në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët. Në njoftimin e lëshuar për...

Lajmet e Fundit