Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit më 16 janar

Shala-Agim BahtiriMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot në një takim Këshillin Organizativ për rivarrimin eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini dhe Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, me të cilët biseduan për procesin e përgatitjeve të ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar që do të mbahet më 16 janar.

Përfaqësuesi i familjes Boletini, Gazmend Boletini e ka uruar ministrin Shala për detyrën e re. Ai e informoi ministrin me procesin e punës, koordinimin me institucionet dhe çfarë aktivitetesh do ta përcjellin ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit Boletini.

Ndërkaq, Ministri Shala është shprehur se tashmë pas identifikimit të eshtrave të heroit tonë kombëtar, Isa Boletini, nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, jemi në fazën përfundimtare kur edhe do të organizohet ceremonia e rivarrimit. Ai në lidhje me këtë, ka ofruar mbështetjen e tij personale dhe të MKRS-së dhe ka falënderuar të gjitha institucionet që kanë punuar në mënyrë profesionale në finalizimin e këtij procesi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit