16.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

A do të marrë vendim Kushtetuesja para 29 majit për dekretin e presidentit?

Të premten ishte afati i fundit kur palët kishin mundësi të depononin në Gjykatën Kushtetuese komentet e tyre përkitazi me meritat e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të 30 prillit të presidentit. Këtë të drejtë e shfrytëzuan liderë institucionalë dhe ata të partive politike.

Një ditë pas, njohësit e çështjeve kushtetuese dhe juridike deklarohen për gjykatën dhe kohën e marrjes së vendimit. Eksperti i të Drejtës Kushtetuese, Riza Smaka, beson se kjo gjykatë as nuk do të vonojë, por as nuk do ta shpallë vendimin para datës së caktuar 29 maj. “”Unë nuk besoj se do ta shpall para datës 29, por nuk do ta vonojë. Mirë do të ishte të mos shtyhej, ndryshe Kosova i ka institucionet, e ka qeverinë me te gjitha kompetencat sepse nuk ka as dispozitë në Kushtetutë as ndonjë ligj me të cilën do të ngushtoheshin autorizimet e qeverisë gjatë periudhës kur është në detyrë” ka thënë ai për RTK.

Ndërkaq, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, mendon ndryshe. Miftaraj thotë se Gjykata Kushtetuese, në bazë të praktikës së mëhershme, nuk do të thotë se është e obliguar të presë këtë afat.

“Duke marrë për bazë natyrën urgjente të kësaj kërkese, duke marrë për bazë që tanimë kemi një qeveri në detyrë dhe nevojën që Republika e Kosovës të ketë institucionet demokratike të zgjedhura në bazë të asaj që përcakton Kushtetuta dhe praktika e Gjykatës Kushtetuese, unë mendoj se Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim para datës 29 maj”.

Menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi dekretoi përfaqësuesin e LDK-së, Avdullah Hoti për formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi dekretin në Gjykatën Kushtetuese, e kjo e fundit nxori masë të pakohshme deri në fund të këtij muaji.

Më Shumë

Suhareka dhe Ferizaj drejt Superligës së Kosovës pas fitoreve

Liga e Parë në të dyja grupet, A dhe B, po vazhdon, ku nuk po mungojnë problemet, ndërsa skuadrat që synojnë elitën kanë vazhduar...

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit