11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

AAK-LDD në Prizren: Thaçi e shndërroi në fushatë elektorale vizitën e Erdoganit dhe Ramës

LDD dhe AAKKoalicioni AAK – LDD në Prizren, ka akuzuar partinë në pushtet(PDK) se po bënë fushatë të pandershme zgjedhore. Sipas këtij koalicioni partia në pushtet po mundohet që në forma të ndryshme të manipulojë me votat e qytetarëve.
“Qeveria Muja’ duke pasur në dispozicion katër vite të plotë për rregullimin e infrastrukurës në qytet dhe fshatra, ka pritur këto tri javë të fushatës zgjedhore për të mbushur gropat e hapura, për të shtruar me zhavor rrugë rurale e diku, diku edhe me kubëza betoni pa shikuar fare se a duhet sëpari të jetë kanalizimi apo jo, me rëndësi është të shtrohet rruga me kubëza betoni. Kjo gjë ka indinjuar shumë thellë qytetarët prizrenas, të cilët këtë indinjatë e shprehin gjatë takimeve që kanë me ne, sepse janë mësuar që këto punë të lëna për fushatë janë një kërkim vote në mënyrën më jo njerëzore, një kushtëzim që nëse nuk e japin votën nuk do t’u shtrohet rruga, dhe e dinë shumë mirë se një rrugë për t’u rregulluar si duhet nuk mjafton një javë, sa kanë mbetur deri në fund të fushatës”, thuhet në komunikatën për media të koalicionit AAK-LDD në Prizren.

Sipas këtij koalicioni, kjo nuk është e vetmja formë e manipulimit me votat e qytetarëve prizrenas që bën Partia Demokratike e Kosovës. “Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi më shumë ka qenë kryetar partie sesa kryeministër i një vendi, më shumë kalon kohën në Prizren duke bërë fushatë për Ramadan Mujën se në Prishtinë. Për të arritur kulminacionin e veprimeve të pandershme që bën kjo parti për të ruajtur pushtetin në Prizren, vuri në lojë edhe dy kryeministra të dy shteteve tjera dhe një numër të madh të qytetarëve prizrenas. Thaçi i vuri para një akti të kryer kryeministrin e Turqisë , Erdogan dhe kryeministrin e Shqipërisë Rama. Ne e dimë shumë mirë se Erdogan dhe Rama kanë ardhur për të përuruar terminalin e ri në aeroportin e Prishtinës dhe se Erdogan është qytetar nderi i Prizrenit, por PDK-ja shfrytëzoi këtë rast për të bërë fushatë, duke e ditur se as Erdogan, e as  Rama nuk do të refuzojnë ftesën për të vizituar Prizrenin. Kryeministri Thaçi këtë vizitë e shndërroi në një fushatë elektorale të PDK-së, duke mos ftuar as edhe një këshilltar të Asamblesë së qytetit, kur e dimë se ata këshilltarë janë që kanë ngritur dorën për të shpallur qytetar nderi kryeministrin e Turqisë, duke mos ftuar asnjë subjekt politik që vepron në këtë qytet dhe duke thënë hapur se Ramadan Muja është dhe do të jetë kryetari i ardhshëm i Prizrenit.

“Ky është një mashtrim, andaj ne si koalicion kërkojmë nga qytetarët e Prizrenit, sidomos nga qytetarët turq që jetojnë në Prizren, që të mos mashtrohen nga ky gjest i ulët i PDK-së, të cilët kanë hapur dezinformata se Erdogan dhe Rama i kanë ardhur në ndihmë Ramadan Mujës për të fituar Prizrenin, kanë ardhur për t’u thënë qytetarëve prizrenas të votojnë Ramadan Mujën. Jo vetëm Prizreni, por e tërë Kosova e ka parë se Erdogan e Rama as edhe një fjalë nuk e kanë thënë për fushatë, nuk kanë përmendur asnjëherë zgjedhjet e as kandidatin Muja”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit