15 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

AAK: Më mirë në opozitë se me PDK-në

Ramush haradinaj ne zgjedhjePas “përplasjeve” të fundit të dy partive të Blloku, LDK-së dhe AAK-së, për postin e kryeministrit, kjo e fundit preferon opozitën se sa bashkëqeverisje me PDK-në. Këtë e ka konfirmuar për “Zëri”, një zyrtar i AAK-së, i cili shtroi se Aleanca momentalisht është në një pozicion shumë të vështirë.

“ Në AAK askush nuk ka frymë për bashkëqeverisje me PDK-në. Nga zyrtarët tanë, kjo që ka bërë LDK-ja po shihet si tradhti, njësoj siç ka bërë edhe Thaçi në vitin 2012”, ka thënë një zyrtar i lartë i AAK-së, i cili preferoi të flas në kushte anonimiteti.

Ky zyrtar e pranoi se Blloku tashmë është drejtë shpërbërjes së tij dhe se në këtë mënyrë sipas tij, nuk vjen në konsiderim bashkëqeverisja me PDK-në.

“ Thjeshtë nuk ka ndonjë diskutim se çka do të bëhet më tutje, sepse po shihet se Blloku vetëm se është duke dështuar. Dhe në këtë mënyrë në AAK më shumë do të ngadhënjej opsioni i opozitës dhe në asnjë mënyrë bashkëqeverisja me Thaçin”, ka deklaruar për “Zëri”, ky zyrtar.

Më Shumë

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C

Sipas të dhënave të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do...

Lëndohen katër policë gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të...

Lajmet e Fundit