2.4 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Abramovich mendon shkarkimin e Contes, PSG gati të përfitojë

Humbja ndaj Arsenalit dhe eleminimi nga Carabao Cup nuk kërcënonte largimin e Antonio Contes nga Chelsea, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Por, ajo që duket se nuk i ka pëlqyer Roman Abramovich dhe drejtuesve të tjerë të Chelseat ka qenë një deklaratë e trajnerit italian dhënë në fund të takimit ndaj “Topçinjëve”.

“Blerjet e kryera këtë sezon nuk janë konsultuar me mua. Nuk kam patur të bëj fare me merkaton”, ishte deklarata e Conte-s.

Pikërisht këto fjalë, sipas raportimeve në mediat sportive britanike kanë tërbuar Roman Abramovich.

Mliarderi rus thuhet se po negocion me disa emra të tjerë për të marrë drejtimin e skuadrës së tij, duke ngjallur zërat për një shkarkim para fundit të sezonit të Antonio Contes.

Ndeshja ndaj Newcastle për FA Cup, duket se është vënë si mundësia e fundit.

Nga kjo, si në Angli dhe Francë thuhet se po përpiqet të përfitojë PSG, që kërkon ta lidhe trajnerin italian në një kontratë për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, si pasues të Contes në Londër qarkullojnë dy emra. I pari është Luis Enrique dhe i dyti, ish-i Carlo Ancelotti./ Top Channel

Më Shumë

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Lajmet e Fundit