9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Adem Mikullovci ka një porosi për PAN-in

Një javë pasi që është mbajtur seanca e parë e legjislativit të ri, kryesuesi i seancës, njëherësh deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka paralajmëruar se vazhdimi i kësaj seancës do të jetë më 10 gusht.

Por, këtë vendim koalicioni PDK – AAK dhe Nisma (PAN), e ka cilësuar si arbitrar, duke theksuar “se vendimi i kryesuesit dëshmon se ai, bashkë me partinë Vetëvendosje, janë të interesuar që ta thellojnë edhe më shumë bllokadën në Kuvendin e Kosovës dhe jo të gjejnë një zgjidhje të përbashkët me grupet e tjera parlamentare”.

Mirëpo, vet Mikolluvci në një prononcim për Telegrafin iu ka bërë apel të gjithëve që të jenë prezent të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, sa i përket deklaratave të PAN-it, se vendimi i kryesuesit ka qenë arbitrar, Mikullovci i është përgjigjur, duke thënë se takimin me përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe arritjen e një dakordimi e ka kërkuar vet koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve.

“Unë po apeloj që të vinë të bëhen pjesë e seancës dhe që të formohen sa më shpejt institucionet”, ka shtuar ai.

Ndryshe, të enjten që e lamë pas, ishte ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilin pritej që të zgjidheshin organet e legjislativit të vendit.

Por, seanca ishte ndërprerë nga ana e kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci, pasi që koalicioni më i madh në Kuvendin e Kosovës, kishte kërkuar shtyrje të seancës dhe nuk kishte propozuar emrin e kandidatit për shef të legjislativit të vendit. /Telegrafi/

Më Shumë

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Liria merr një pikë në Drenas, barazon pa gola me Feronikelin ’74

Liria e Prizrenit ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 0:0 ndaj Feronikelit '74 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas. Skuadra prizrenase u përball...

Lajmet e Fundit