5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Adoleshenti refugjat afgan theret për vdekje në sy të nxënësve në Londër

Një refugjat adoleshent afgan është therur për vdekje në një fushë sporti në jugperëndim të Londrës në sy të nxënësve duke luajtur ragbi.

Viktima, e identifikuar si Hazrat Wali, 18 vjeç, u sulmua rreth orës 4 e 45 minuta të pasdites së të martës, disa metra larg shkollës ku e ndiqte mësimin, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht përpjekjeve të një mësuesi, i cili refugjatit ia dha ndihmën e parë, i riu u shpall i vdekur në spital pak kohë më pas.

Autoritetet britanike kanë nisur hetime për vrasje. Policia ende nuk ka arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast, por tha se është vënë në kërkim të një të dyshuari.

Një i afërm i viktimës tha se djaloshi afgan kishte ardhur në Britani dy vjet më parë për një jetë më të mirë, duke e lënë familjen në Afganistan.

Raportohet se nxënësit e klasës së tetë, të cilët ishin duke luajtur ragbi në kohën e therjes, ishin duke qarë kur po e shihnin sulmin.

Më Shumë

Bashkimi e liron Armstedin

Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi. Prizrenasit kanë liruar basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare Malcolm Armsted. Lojtari ishte transferuar te Bashkimi në dhjetor,...

Nga disfata në Podujevë, dy zyrtarë të Ballkanit në disiplinore për ofendime

Derisa zhvillohej ndeshja drejtori sportiv i Ballkanit Nderim Nexhipi fyu dhe ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Njëjtë, mangu nuk mbeti as ndihmës trajneri i...

Lajmet e Fundit