1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Afrim Hoti jep dorëheqje nga AKR-ja

Afrim Hoti, ka dhënë dorëheqje nga subjekti politik Aleanca Kosova e Re të Behgjet Pacolli.

Këtë njoftim, Hoti e ka bërë përmes një kumtese për media.

Ai i është drejtuar Këshillit Drejtues të AKR-së. Në zgjedhjet e fundit nacionale të mbajtura në qershor të vitit të kaluar, Afrim Hoti ishte kandidat në listën e AKR-së për deputet, por subjekti në të cilën garoi nuk kishe arritur të kalonte pragun ligjor prej 5 %.

Në vijim është deklarata e plotë e Profesor Afrim Hotit:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues,
Duke pasur parasysh angazhimet e shtuara akademike dhe mungesën e kohës dhe me dëshirën që të hap rrugë dhe mundësi për të tjerë që do të mund të kontribuonin më shumë në ecjen dhe avancimin e AKR – së, ofroj DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME, nga të gjitha funksionet dhe të qenit anëtar i partisë.
Ka qenë një eksperiencë e shkurtër dhe shumë interesante gara dhe angazhimi në këtë subjekt politik me ç’rast dua që sinqerisht të u falënderohem për bashkëpunimin dhe mbështetjen partiake dhe njëkohësisht besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare./RahovecPress.com/

Më Shumë

“Esnaf” në Prizren i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Shoqata e zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” në Prizren i është bashkuar marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt. Lajmi...

Në Prizren sot luhet finalja e Kupës së Ligës së Parë

Sot në Prizren zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Ligës së Parë, ku Proton Cable Prizreni dhe Drita do të përballen për trofeun...

Lajmet e Fundit