“Agimi” i Prizrenit, këngë e valle për Fatmir Limajn

Kryetari i NISMA-s për Kosovën Fatmir Limaj, i shoqëruar nga deputetët Enver Hoti dhe Zafir Berisha, ka vizituar Shoqërinë Kulturo- Artistike “AGIMI” në Prizren.

Qëllimi i vizitës ishte bashkëbisedimi për hallet dhe problemet që po kalon edhe kjo Shoqëri.

Kryetari i SHKA “AGIMI” Xhemajl Kabashi, pas një mikpritjes miqësore, fillimisht tregoi ecurinë e zhvillimit të “Agimit”,

“Jeta kulturore dhe artistike në Prizren ka nisur pikërisht me “Agimin”, tha ai,shkruan PrizrenPress.

Kryetari Fatmir Limaj pasi falënderoi për mikpritjen, tha se “nuk është e rastit që vizitojmë komunitete të ndryshme në Prizren, qofshin ato të biznesit apo kulturore”.

“ Pavarësisht problemeve që po kalon vendi, ne do të jemi në mbështetjen tuaj, sepse jemi të interesuar ti ruajmë kulturën dhe vlerat shqiptare”, tha Limaj.

“ Kur përmendet SHKA “AGIMI” menjëherë nënkuptohet Prizreni, sepse kjo shoqëri identifikohet me kulturën dhe traditën e qytetit te Prizrenit”.
Ndërsa,Zafir Berisha deputet dhe kryetar i Degës së “NISMA”- s në Prizren, tha se ndjehet i privilegjuar , por në të njëjtën kohë edhe me përgjegjësi që është përfaqësues i qytetit të Prizrenit.

Duke qenë të vetëdijshëm se kultura është alfa dhe omega e një vendi, ai u zotua se do të jetë përherë në përkrahje të SHKA “AGIMI”.

Derisa ne do të jemi tejet mirënjohës për këtë Shoqëri të Artit dhe Kulturës, Kryetari Limaj bashkë me shoqëruesit e tij, u përshëndet me këngë e valle nga këtu.
SHKA “Agimi” Limajn e ka shoqëruar me këngë dhe valle./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit