8.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Agjencitë amerikane të inteligjencës thonë se mbi 7 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Më shumë se 7 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën që kur Vladimir Putin vendosi të fillojë pushtimin e Ukrainës, vlerësojnë agjencitë amerikane të inteligjencës.

Zyrtarë të Pentagonit kanë thënë për New York Times, se kanë qenë në gjendje të bëjnë një lloj përpilimi të dhënave duke analizuar imazhet satelitore, videot e shkatërrimit të tankeve dhe vrasjet e ushtarëve rusë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ata kanë theksuar se shifrat sa i përket ushtarëve të vdekur nuk dihet me saktësi të plotë. Ata vlerësojnë se mbi 150 mijë trupa ruse janë futur në Ukrainë që nga 24 shkurt, ku rreth 14 deri në 21 mijë prej tyre janë të plagosur.

E të dhënat e fundit vijnë pas raportimeve të Kievit se gjeneral-majori rus Oleg Mityaev, është gjenerali i katërt rusë që është vrarë nga forcat ukrainase.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha në fillim të kësaj jave, se afro 1.300 ushtarë ukrainasë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat ruse. /Telegrafi/

Më Shumë

Po restaurohet Kulla e Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Punimet për restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec po vazhdojnë pa ndërprerje, duke i dhënë jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme...

Vërmicë/ Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor gjatë kryerjes...

Lajmet e Fundit