AGK ndan çmimet për sfidat e punësimit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndarë çmimet për tri punimet më të mira në temën “Tregu i Punës dhe Punësimi”.

Ky aktivitet vjen në kuadër të projektit të AGK-së dhe përkrahjes nga projekti Enhancing Youth Employment (EYE) i organizatës Zvicerane HELVETAS. Qëllimi i projektit ka qenë që të ndihmohet në avancimin e raportimit mbi aspektet e punësimit dhe tregut të punës në vendin tonë, si një dukuri me rëndësi të veçantë.

Në garë kanë marrë pjesë gjithsej 14 punime. Tri punimet më të mira ishin nga autorët I) Besnik Boletini, Preportr, “Sot punon sot han”; II) Florina Ujupi, BIRN, “Kontradiktat mes arsimimit dhe tregut të punës”; III) Nexhat Tovërlani, Koha Ditore, “Familjarët punësohen në shkolla pa konkurs”.

AGK inkurajon të gjithë gazetarët që të mbulojnë situatën me punësimin në vendin tonë dhe njëkohësisht të garojnë me punimet e tyre në AGK. Konkurset do të hapen dhe bëhen publike për të gjithë gazetarë

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit