Të shtëna me armë zjarri në një aheng në Astrazup, arrestohet një person

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një mashkull shqiptar në fshatin Astrazup të Malishevës, pasi dyshohet se në lokalin e tij ka pasur të shtëna me armë zjarri, shkruan PrizrenPress.

“Aty kishte aheng dhe ishin të pranishëm rreth 30 persona, personi që ka shtënë me armë nuk gjendej aty ndërsa përgjegjësinë e ka marrë personi i cili është arrestuar”, citon PrizrenPress, raportin e Policisë.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar dhjetë gëzhoja cal.9mm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit