‘Agresiviteti i Covid-19 nuk është ulur, në qarkullim janë dy lloje virusesh’

Andi Koraqi, shef i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, njëkohësisht edhe anëtar i grupit të ekspertëve të anti-Covid, thotë se mga lirimi i masave shtrënguese të karantinës dhe izolimit, shtimi i rasteve me Covid -19 për ekspertët ishte i pritshëm.

Në një lidhje direkte në një nga emisionet shqiptare, i pyetur nëse shifrat e të infektuarve që po raportohen dita ditës në rritje është shqetësuese apo jo, u përgjigj:

“Deri në këto nivele, nuk është shqetësuese për aq kohë sa sistemi shëndetësor i përballon. Deri në këto shifra është mëse normale. Ne nuk presim që të kemi një rënie drastike të këtyre numrave në vazhdimësi.

Agresiviteti i virusit nuk është se ka rënë. Që të themi se ka rënë agresiviteti apo virulenca e virusit duhet të kemi evidenca gjenetike, pra duhet të gjejmë se virusi ka ndryshuar në mënyrë gjenetike. Unë përpara kam një studim i bërë nga një institucion shkencor anglez i cili thotë se kemi dy lloje virusi në qarkullim.

Kjo nuk është e konfirmuar, por asnjëra nga këto nuk tregon se virusi ka ulur virulencën. Nuk e them me bindje, por nga ana teorike transmetueshmëria mund të jetë ulur si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ujes së lagështirës së ajrit. Është vënë re që në ndermarrje apo ambiente ku përpunohet mishi ku temperatura është e ulët dhe lagështia është e lartë kemi transmetueshmëri më të lartë të virusit sesa në ambjente të tjera ku temperatura është më e lartë“.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit