Ahmeti: Prokuroria ta intervistojë Kryeministrin Mustafa

Isa Mustafa-Shpend AhmetiKryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se do të kërkojë nga prokuroria që të marrë në pyetje kryeministrin Isa Mustafa rreth deklaratës së tij për sekserët në këtë komunë.

“Do t’i dërgojë letër prokurorisë që të marrë në pyetje Mustafën dhe të tregojë kush janë sekserët. Ai është kryeministër dhe është dashtë që të tregoj kush janë ata sekserë para se të dalë të flasë”, ka thënë Ahemti.

Ndryshe, Mustrafa ditë më parë ka thënë se sekserët e VV-së po ndërmjetësojnë për leje ndërtimi.

“….problemi është aty brenda, prandaj edhe Kurti edhe Ahmeti duhet të shohin se kush po nderon pa leje në Prishtinë, kush po nderon në pronë publike, kush po lëshon leje dhe si po lëshohen ato, kush janë sekserët që i bëjnë ndërmjetësimet për lëshimet e lejeve, sepse qytetarët po flasin”, ka thënë Mustafa. /ORAinfo/

Më Shumë

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Lajmet e Fundit