6.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Ahmeti shpalos detajet e protestës së 18 prillit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka prezantuar para medieve qëndrimin e tri subjekteve politike opozitare në Kosovë rreth gjendjes së krijuar, përkatësisht ka bërë të ditura disa detaje të protestës së parashikuar për të kundërshtuar këtë gjendje.

Sa i përket protestës së paralajmëruar për 18 prill, Ahmeti, pas takimit me përfaqësues edhe të dy partive tjera opozitare, AAK dhe NISMA, ka thënë se ajo ka për qëllim protestimin ndaj kapjes së institucioneve prej politikës.

Ndër arsyet tjera, sipas tij, ndër tjerash janë edhe çmimi i lartë i energjisë elektrike, “funksionimi” i televizionit publik RTK, “funksionimit” të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë rast ai ka prezanzuar edhe Marshutën e Protestës, duke bërë edhe thirrje për dalje masive të qytetarëve, pasi që sipas tij, aty do të dëgjohet zëri i tyre. /Telegrafi/

Më Shumë

Bardhekaltrit në finale

Drita është skuadra e dytë finaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë të meshkujve. Gjilanasit fituan bindshëm ndaj Boreas 116:59. Finalja Proton Cable Prizreni-Drita...

Borea kompleton katërshen gjysmëfinaliste në Final 8

Borea është skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te...

Lajmet e Fundit