20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Zjarr në një biznes në autostradën Tiranë-Durrës, ka të lënduar

Një zjarr masiv ka shpërthye paraditen e sotme në një biznes privat në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet fjalë për një magazinë turke tapetesh.

Si pasojë e tymit të zjarrit të paktën pesë persona kanë përfunduar në spital prej asfiksisë dhe plagëve të lehta që kanë marrë në trup. Tre prej të lënduarve janë punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, ndërsa dy të tjerë punonjës të magazinës. Të lënduarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas të dhënave katër automjetet e zjarrfikëses kanë shkuar në objekt për të izoluar dhe më pas për të shuar flakët. Nuk dihen motivet e rënies së zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat policore për të nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake mësohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme, por bilanci nuk është bërë.

Më Shumë

1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka treguar për rezultatet e qeverisjes së tij në ekonomi, punësim dhe ngritjen e...

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak...

Lajmet e Fundit