10.4 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

AKI: Ndrecaj, Rizaj, Ukshini e Shehu të dyshuar në Kosovë për krim të organizuar

Një raport i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, i nxjerrë pas sulmit në Kumanovë, tregon se disa nga personat që dyshohet se janë përfshirë në sulm e që janë nga Kosova, kanë qenë njerëz të përfshirë në krime dhe kanë dosje në polici.

Sipas Top Channel, Beg Rizaj, që vjen nga Deçani, është dyshuar dhe ka dosje për posedim pa leje të armeve dhe është hetuar për rrëmbim dhe krim të organizuar.

Mirsad Ndrecaj, sipas raportit konfidencial, ka dy raste, njëri për lëndime trupore dhe tjetri për kanosje.
Sami Ukshini po ashtu ka qenë i dyshuar për vepër penale detyrim, haraç, ryshfet dhe lëndime trupore.

Demë Shehu ka qenë i akuzuar nga prokurori për posedim të armeve, kërcënim dhe rrëmbim personi.
Për persona të tjerë të arrestuar në Kumanovë, e që janë nga Kosova, nuk ka informacione për ndonjë përfshirje në vepra penale.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Lajmet e Fundit