Aksion në Prizren/ Kapen hajnat e grabitjes së armatosur

Një aksion i policisë i zhvilluar në disa fshatra të Prizrenit ka rezultuar me arrestimin e hajnave që po kërkoheshin për një rast të grabitjes.

bëhet fjalë për grabitjen e armatosur të kryer në marketin ‘Lanti-B’ në rrugën ‘Besim Shala’, në Prizren.

Pas më shumë se një muaji në arrati, policia ka arritur t’ua vë prangat katër të dyshuarve që terrorizuan punëtorët e këtij biznesi dhe vodhën shumën e të hollave prej 600 eurove.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se arrestimi i të dyshuarve erdhi pas bastisjeve që u kryen në lagjen ‘Bajram Curri’, Dobrusht dhe Vlashnje, gjatë ditës së premte.

Përveç që u kapën të dyshuarit, Hetimet Rajonale kanë gjetur prova që dëshmojnë përfshirjen e tyre në rast.

Gjatë aksionit që u zhvillua në këto lokacione, Sinjali mëson se u gjetën veshmbathjet e të dyshuarve, të cilat i kanë pasur të veshura gjatë kryerjes së grabitjes dhe ndërlidhen me pamjet e siguruara për rastin.

Por si ndodhi rasti?

Më 13 qershor ka publikuar detajet e grabitjes. Ngjarja kishte ndodhur më 12 qershor rreth orës 21:30 në marketin ‘Lanti-B’ në rrugën ‘Besim Shala’ në Prizren.

Punëtorët e marketit kanë qenë duke punuar kur janë ballafaquar me të dyshuarit e maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës kanë arritur që të marrin rreth 600 euro nga arka.

Pasi kryen këtë veprim, hajnat kishin ikur nga vendi i ngjarjes për një drejtim të panjohur.

 

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit