Aksion për pastrimin e ambientit të jashtëm të Spitalit të Prizrenit

Punonjësit e spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të prirë nga menaxhmenti dhe drejtori ekzekutiv, prof. Ass. Dr. frim Avdaj, të premten kanë organizuar aksionin për pastrimin e ambientit të jashtëm të spitalit.
ambienti 1.jpg
 “Aksioni për pastrimin e ambientit të jashtëm është shembulli më i mirë i përkushtimit të punonjësve të spitalit, të cilët, krahas ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientë, janë të gatshëm të kyçen edhe në aktivitete që kanë për qëllim krijimin e një ambienti sa më të pastër dhe të shëndetshëm, siç janë edhe aktivitetet e ambientit që organizohen në muajin prill”, – tha drejtori akzekutiv, i cili ishte pjesë aktive e këtij aksioni.
ambienti 2.jpg
ambienti 3.jpg
Aksioni është organizuar në kuadër të aktiviteteve për pastrimin e mjedisit dhe do të vazhdojnë deri më 22 prill që shënohet si “ Dita e Tokës’

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit