13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Arrestohet kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi

Shtatë persona janë arrestuar sot nga aksioni i Policisë, për ndërtimet pa leje në Brezovicë.

Në mesin e tyre është edhe kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi, mëson ATV-ja nga burime të afërta me rastin.

Bedri Halimi, vitin e kaluar ishte liruar nga akuza për korrupsion për ndërtime pa leje në Prevallë.

Ndërsa edhe sot është arrestuar, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti

ATV-ja mëson se Halimi është arrestuar në shtëpinë e tij.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Ferizaj nëpërmjet një komunikate për medie, njoftoi se të arrestuarit janë dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit.

Policia e Kosovës ka filluar dita e sotme me një aksion policor të bastisjeve, në tri qytete të Kosovës në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.

Bastisje po kryhen edhe në Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Mësohet se ky aksion policor është vazhdim i aksionit të 21 dhjetorit të vitit të kaluar, që lidhet me ndërtimet në Brezovicë.

Kujtojmë se ish-kryetari Bratisllav Nikoliq u arrestua nga Policia e Kosovës gjatë muajit dhjetor të vitit 2021, nën dyshimet për dhënie e marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me ndërtimet në Brezovicë.

Ish-kryetari i Shtërpcës Nikoliq, ishte i arrestuari në mesin e dhjetë të tjerëve, ndaj të cilëve është kërkuar masa e paraburgimit./ATVLIVE/

Më Shumë

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat...

Dhimbja

Lajmet e Fundit