Aktakuza e rëndon “Babën” për 70 mijë euro

Mbi 70 mijë euro më shumë se që ka qenë e nevojshme i ka paguar rektorati i Universitetit të Prishtinës (UP), Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN) nga Tirana, për përkthimin e disa librave nga gjuha angleze në shqip, për nevojat e UP-së.

Historiku i kësaj pagese enorme, shpjegohet qartë në aktakuzën e ngritur ndaj ish-rektorit të UP-së, Enver Hasanit, dhe dy zyrtarëve tjerë – ish-shefit të prokurimit të UP-së Hakif Veliut dhe Albert Rakipit, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Tiranë.

Tre të lartpërmendurit, akuzohen nga Prokuroria e Shtetit se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për Institutin për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevojat e Universitetit të Prishtinës”. /Zëri/

Më Shumë

Berisha uron Bashkësinë Islame të Prizrenit për Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit. Së bashku me...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit