5.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Aktakuzat kundër krerëve të UÇK-së, në vjeshtën e vitit 2018?

Ende nuk dihet saktësisht se kur mund të ngrihen aktakuzat e para të Gjykatës Speciale, gjykatë kjo që do të hetojë për krime kund?r njer?zimit, krime lufte dhe krime t? tjera, t? cilat pretendohet se jan? kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. Raportimet se Specialja do të fillojë me aktakuza në vjeshtën e 2018-ës dhe jo në janar të këtij viti, janë hedhur poshtë nga Zyra e Prokurorit, sikurse edhe nga Dhomat e Specializuara. Këto të fundit thonë për Gazetën Express se nuk i komentojnë spekulimet që kanë të bëjnë me aktakuzat në fjalë.

Të bazuar në disa burime që thuhet se janë të njoftuar mirë me zhvillimet në Hagë, mediet në Kosovë kanë raportuar ditë më parë se aktakuzat e para të Speciales nuk pritet të ngrihen para vjeshtës së vitit të ardhshëm. Ndërkaq, deri më tani është thënë se aktakuzat e para do të bëheshin publike në janar të vitit 2018. Sipas këtyre njoftimeve, ngritja herët e aktakuzave mund ta hidhërojë Serbinë, e cila ka dërguar në kryeqytetin holandez më tepër se 80 mijë faqe dosje.

Por nga Zyra e Prokurorit Specialist të Kosovës që operon në Hagë, në një përgjigje dhënë Gazetës Express nuk kanë treguar se kur do të ndodhë ngritja e aktakuzave të para, por deklarojnë se për këtë situatë ende nuk mund të komentojnë, shkaku i hetimeve.

“Prokurori Specialist nuk është në gjendje të komentojë statusin e hetimeve për arsye ligjore, profesionale dhe etike”, ka thënë Christopher Bennet për Express, derisa ka shtuar se do të japin informata shtesë kur të jenë në gjendje për ta bërë atë.

Në dosjen prej 80 mijë faqesh, përfshihen materiale me të cilat Beogradi pretendon të vërtetojë pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera në Kosovë, gjatë luftës.

Mirëpo, nga Dhomat e Specializuara që veprojnë të ndara nga Prokurori Specialist, kanë sqaruar për gazetën Express se nuk i komentojnë spekulimet e medieve që kanë të bëjnë me aktakuzat, pasi siç bëjnë të ditur ata, kjo varet nga Prokurori i Speciales se kur ngrihen ato.

“Dhomat e specializuara nuk janë në gjendje të konfirmojnë spekulimet e medieve për aktakuzat, pasi kjo i takon Prokurorisë Speciale (SPO) që të ngrejë padi. Ne, në anën e Dhomave të Specializuara mund të përsërisim se jemi plotësisht funksional në gjyqësi që nga korriku dhe në pozitë për të marrë dosjet”, është shprehur Aviss Bennes nga Dhomat e Specializuara.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t? Specializuar t? Kosov?s jan? formuar n? baz? t? Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit t? miratuar nga Kuvendi i Kosov?s p?r gjykimin e pretendimeve të paraqitura n? raportin e K?shillit t? Evrop?s t? vitit 2011, p?r shkelje t? r?nda t? s? drejt?s nd?rkomb?tare. Ato jan? t? p?rkohshme dhe me mandat e juridiksion t? përcaktuar, konkretisht për krime kund?r njer?zimit, krime lufte dhe krime t? tjera, t? cilat pretendohet se jan? kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000. /GazetaExpress/

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/aktakuzat-kunder-krereve-te-uck-se-ne-vjeshten-e-vitit-2018-440216/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

89 vjet nga lindja e kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Më 28 janar të vitit 1936 lindi Ismail Kadare, nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Sot, poeti e prozatori i madh do të...

Përkujtohet 35-vjetori i rënies së dëshmorëve në lakun e Brestocit

Në 35-vjetorin e rënies, sot u nderuan dëshmorët Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi...

Lajmet e Fundit