Akuza për përdhunim, ministri francez largohet nga qeveria

Damien Abad, ministri i sapo emëruar në Qeverinë franceze, po largohet nga kabineti.Kjo pasi, ai u përball me akuza për përdhunim ose tentativë përdhunimi nga disa gra në javët e fundit, të cilat i ka mohuar.

Të hënën, Televizioni francez “BFMTV” raportoi se një grua tjetër dëshmoi kundër Abad.

Qeveria e re do të mblidhet sot, në orën 16:00, në mbledhjen e parë të kabinetit.

Shumica e ministrave nga qeveria e Macron-it pas rizgjedhjes po i mbajnë vendet e tyre të punës.

Clément Beaune, ministri i Francës për Çështjet Evropiane, do të marrë portofolin e Transportit.

Ai zëvendësohet nga krye-ekonomisti i OECD-së, Laurence Boone.

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të emërojë ish-ministrin e tij të Shëndetësisë, Olivier Véran, si zëdhënës të Qeverisë, i ngarkuar për “rinovimin demokratik”.

Véran e drejtoi Francën përmes pandemisë COVID-19 gjatë mandatit të tij si ministër i Shëndetësisë.

Olivia Grégoire, e cila mbajti postin e zëdhënëses, do të trashëgojë portofolin e tregtisë dhe SME-ve.

Chrysoula Zacharopoulou – ish-deputete dhe gjinekologe, e cila gjithashtu u përball me akuza për përdhunim nga pacientët, po qëndron në qeveri si ministre e re e Zhvillimit Ndërkombëtar.

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit