3.6 C
Prizren
E martë, 9 Mars, 2021

Albin Kurti, Agjencisë së Privatizimit: Mos sfidoni mekanizmat institucional, mos provoni të hapni valë të re të privatizimit

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka drejtuar një kërkesë ndaj Agjenicisë Kosovare të Privatizimit.

Ai ka thënë se ky institucion nuk duhet ta shfrytëzojë vakumin institucional, dhe ta hap një valë të re të privatizimit.

“Tani jam informuar që bordi i AKP-së krejtësisht paligjshëm po synon keqpërdorimin e vakuumit institucional duke tentuar të fillojë valë të reja të likuidimit në kundërshtim me vendimet e lartpërmendura. Thirrjet e bordit në gjoja pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që paska vendi për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, janë konfirmim i mëtejmë i brengës sonë për keqpërdorime në këtë institucion”.

“E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Ju bëj me dije se një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë sonë vazhdon të mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrjedhimisht, brenda kësaj kornize do të trajtohet edhe sfidimi eventual i bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

Kurti poashtu ka njoftuar se gjatë qeverisjes së tij të parë ishin marrë dy vendime përmes të cilave kërkonin nga AKP-ja që të pezullonin të gjitha veprimet ne lidhje me pronat e palujtshme nga lista e aseteve për qiradhënie.

“Qeveria jonë në dy mbledhje të saj, me 10 mars dhe me 23 mars 2020, kishte nxjerrë dy vendime përmes të cilave kërkonte nga AKP-ja të pezullojë fillimisht të gjitha veprimet në lidhje me pronat e palujtshme nga lista e aseteve për qiradhënie, dhe, pastaj, të pezullojë në afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e palujtshme që i ka nën administrim”.

“Këto vendime ishin shfuqizuar nga qeveria e cila u instalua pas nesh, por megjithatë kishte vazhduar kërkesa ndaj AKP-së që të mos shpallë asnjë valë të re të privatizmit. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës kishte krijuar një komision hetimor parlamentar për të hetuar keqpërdorimet eventuale në procesin e privatizmit”, thotë Kurti./Gazeta Insajderi/

Më Shumë

Zhduket një vajzë në Prizren

Një person nga Prizreni ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e...

MF: Punonjësit arsimor do të marrin në maj pjesën e dytë të shtesës prej 100 euro

Ministria e Financave njofton se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor...

Hapet ekspozita me fotografi të kullave të Jasharëve

Fotografi Sefer Aliqkaj ka hapur një ekspozitë me fotografi të Kullave të Jasharëve në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. Kjo ekspozitë...

Kandidati i PDK-së: Nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër përveç rinumërimit

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Petrit Hajdari, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit rreth dyshimeve për manipulime të votave në zgjedhjet e...

7 Marsi që më solli zhgënjim

Hajdar Mallaku Sa herë vjen 7 Marsi - Dita e Mësuesit, gëzohem. Jo vetën pse e kisha profesion gjatë tërë jetës edukimin dhe arsimimin e...

Kuvendarët e Prizrenit kërkojnë shtimin e bursave për studentë

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë shprehur qëndrimin se në këtë proces ka pasur lëshime. Madje, kuvendarë të caktuar kanë deklaruar se...

Numri i votave dhe ulëseve të fituara në Kuvend nga partitë politike prej vitit 2001

Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela ka publikuar një infografikë për numrin e votave dhe ulëse të fituara në Kuvend nga partitë politike që...

Mytaher Haskuka shërohet nga COVID-19

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është shëruar nga virusi COVID-19, raporton Gazeta Express. Pasi ka rezultuar negativ ndaj COVID-19, Haskuka është rikthyer në punë. “Duke falënderuar...

Ndërron jetë legjenda e Liverpoolit, Ian St John

Legjenda e Liverpoolit, Ian St John ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Sulmuesi skocez kishte fituar dy tituj të ligës së parë nën urdhrat e...

Rifat Jashari: Po qe nevoja, me këta meshkuj që i kam prapë i përgjigjemi Serbisë në çdo aspekt

Njëri prej anëtarëve të familjes legjendare Jashari, Rifati, ka treguar se si e kishin përjetuar momentin e gjetjes së trupave të pajetë të familjarëve...

Para false në Prizren, konfiskohen 33 kartmonedha 50 dollarshe

Një punëtor i një banke në Prizren, ka njoftuar se duke dorëzuar paratë e deponuara ka hasur në 33 kartëmonedha 50 dollarëshe, të cilat...

143 vjet nga traktati që la shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë, u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë ruse dhe asaj Osmane. Traktati i...

Një muaj paraburgim për grabitësit e një pompe të derivateve në Prizren

Një muaj paraburgim i është caktuar ndaj personit cili më 3 mars kishte grabitur një pompë të derivateve në Prizren ku punëtorit ia mori...

Plas keq sherri/ Noizy dhe Mato Lale i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit

Verën e kaluar reperi i  njohur Noizy dhe Mato Lale erdhën së bashku në një bashkëpunim, teksa sollen këngën “Adrenalinë”, që u prit shumë...

Prizrenasi sulmoi fizikisht gruan

Një person është arrestuar pasi e kishte kanosur si dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka...

Profesori Gani Rudaj propozon heqjen e lëndës së gramatikës në shkollat e mesme

Gani Rudaj, profesor i Gjuhës dhe i letërsisë propozon që në shkollat e mesme të hiqet programi ku ka të bëjë për gramatikën. Ai, në...

Lajmet e Fundit