Alcantara 10 milion € larg, Bayern Munich e ka piketuar pasuesin

Thiago Alcantara e ka ndarë mendjen të largohet nga Bayern Munich dhe me triumfin në Champions League ai ikën si triumfues. Liverpool është klubi që po e kërkon me ngulm mesfushorin spanjoll.

Bayern Munich ka qenë i qartë dhe kërkon 30 milion euro për kartonin e mesfushorit. Ai ka edhe një vit kontratë me bavarezët, që duan të përfitojnë në aspektin financiar nga kjo lëvizje.

Vetë Alcantara e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Liverpool dhe e pret një kontratë 4-vjeçare. Gjithsesi “The Reds” momentalisht janë ndalur në një ofertë që kap shifrën e 20 milion eurove.

Bayern nga ana tjetër do t’i investojë paratë e përfituara për të marrë një tjetër mesfushor dhe në skenë ka dalë prej ditësh Marcelo Brozovic, i cili thuhet se është vënë në shitje nga Interi.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit