13.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Ali Lajçi: Të ndërpritet demarkacioni

Anëtari i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi, e ka quajtur të tmerrshëm procesin e demarkacionit.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se janë deformuar kufijtë e ’74-s dhe vijat që janë propozuar janë ekskluzivisht të kadastrave të Malit të Zi.

“Është proces i tmerrshëm, mjaft i keq, sepse janë deformuar kufijtë e ’74-s. Këto vijat që janë propozuar janë ekskluzivisht të kadastrave të Malit të Zi, por jo edhe të variantit tonë. Do të thotë, është proces i njëanshëm. Prej Kulle ku janë kufijtë e ’74-s, kanë rënë poshtë për 5 300 metra, kanë rënë në lugina dhe për nga relievi, nuk duhej të binin”, ka deklaruar Lajçi, duke shtuar se ky proces duhet të ndërpritet dhe të rishikohet e gjithë veprimtaria.

“Kemi kërkuar dhe kërkojmë të ndryshohet përbërja e Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe të rishikohet i gjithë procesi”, është shprehur ai.

Lajçi ka vlerësuar se nga procesi i demarkacionit me Malin e Zi Kosova rrezikon t’i humbet mbi 12 mijë hektarë.

“Nuk janë duke iu përmbajtur kufijve të ’74-s, por atyre të ’88-s. Pra, komisioni po e manipulon opinionin duke thënë se po bazohemi në kufijtë e ’74-s. Nga ky proces Kosova pritet t’i humbet mbi 12 mijë hektarë”, ka theksuar ai.

Sipas Lajçit, Qeveria e Kosovës nuk është dashur ta aprovojë raportin teknik të Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, meqë kufiri në mes të Kosovës dhe Malit të Zi duhet të përcaktohet në bazë të kufijve të ’74-s.

“Do të ketë reagime ndaj kësaj çështje. Mendojmë se nuk është dashur të miratohet, në të kundërtën ata i bartin pasojat. Qeveria nuk është dashur ta aprovojë në atë mënyrë raportin teknik të Komisionit shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, mirëpo është dashur të rikthehet pas dhe pastaj të dalin komisionet në terren dhe të bëjnë ndryshime. Këta kufij, sipas Murat Mehës, dalin kufi komunalë, jo kufi shtetërorë, meqë pjesa shtetërore mbetet krejtësisht në Malin e Zi”, ka thënë Lajçi.

Më Shumë

Ylli në finale

Pas një ndeshje shumë interesante dhe drame në fund, Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 84:88 (21:21, 25:24, 18:21, 20:22), për tu...

Peja apo Ylli – Sot mësohet finalisti i dytë i play-offit

Sot do të mësohet finalisti i dytë i play-offit, në Superligën e Basketbollit kosovar. Kampioni në fuqi, Peja është nikoqire e Golden Eagle Yllit. Fituesi...

Lajmet e Fundit