Ambasada amerikane përkrah OJQ-të në Prizren për shkarkimin e drejtorit të akuzuar

Ambasada amerikane në Prishtinë ka përkrahur reagimin e organizatave joqeveritare të Prizrenit, të cilat një javë më parë kanë kërkuar nga kryetari Mytaher Haskuka që ta shkarkojë drejtorin e Financave, Ertan Simitçi, që akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kjo ambasadë ka pohuar se shtatë OJQ-të prizrenase kanë treguar lidership me kërkesën drejtuar kryetarit për largimin e zyrtarit të akuzuar.

“Shtatë organizata të shoqërisë civile në Prizren kanë treguar lidership duke i kërkuar kryetarit të Komunës të largojë një zyrtar të akuzuar, duke ia përkujtuar kryetarit premtimin e tij për ta trajtuar seriozisht korrupsionin”, thuhet në postimin e ambasadës së ShBA-ve, ku shprehet kënaqësia që qytetarët po e marrin seriozisht rolin e mbikëqyrësit dhe po deklarohen për sundimin e ligjit në Kosovë.

Të premten e shkuar shtatë OJQ (Ec Ma Ndryshe, IPSIA, OJQ THY, Nevo Koncepti, Qendra Rajonale e KMDLNJ – Prizren, Fondacioni për Trashëgimi Kulturore – Legatum, Instituti Demokratik i Kosovës) patën kërkuar shkarkimin e drejtorit të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Lajmet e Fundit