18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ancelotti thyen heshtjen pasi prokuroria kërkoi gati 5 vite burg për italianin

Carlo Ancelotti këmbëngul se ai nuk ishte “rezident” në Spanjë në 2015 dhe tashmë ka paguar një gjobë. “Jam i bindur se jam i pafajshëm”, tha trajneri i Real Madrid-it.

Prokurori i Madridit kërkoi katër vjet e nëntë muaj burg për teknikun italian të mërkurën për shkak të mashtrimit tatimor.

Ancelotti foli për këtë çështje për herë të parë mbrëmë pas barazimit 1-1 në Champions League kundër RB Leipzig, i cili i lejoi Real Madrid-it të kualifikohej në çerekfinale.

“Autoriteti tatimor thotë se unë kam qenë rezident në atë kohë dhe nuk mendoj se kam qenë rezident”, u tha Ancelotti gazetarëve pas ndeshjes, cituar nga “AP”.

“E kam paguar tashmë gjobën dhe tani avokatët po flasin për të gjetur një zgjidhje. Jam i bindur që jam i pafajshëm, nuk kam qenë rezident në 2015 dhe mendojnë se kam qenë banor. Le të shohim se çfarë thotë gjyqtari”, shtoi Carlo.

Megjithatë, raportet pretendojnë se evazioni fiskal i supozuar i Ancelotti-t i referohet viteve 2013 dhe 2014, gjatë dy viteve të para të italianit në krye të Real Madrid-it. Gjigantët e La Liga-s nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Kjo është periudha e dytë e Ancelotti-t në Madrid. Ai u transferua për herë të parë në kryeqytetin spanjoll në vitin 2013 dhe qëndroi në klub deri në vitin 2015. Ai u kthye në vitin 2021 dhe së fundmi ka nënshkruar një zgjatje të kontratës në “Bernabeu” deri në qershor 2026.

Ancelotti ka fituar Champions League-n katër herë si trajner, më shumë se çdo teknik tjetër, dhe është i vetmi trajner që ka fituar titullin vendas në secilën nga pesë ligat më të mira evropiane. Albanian Post

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, gjuajti me armë në aheng

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Suharekë pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng. Rasti ka...

Sulmoi gruan dhe djalin e tij të mitur, arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e...

Lajmet e Fundit