11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Anëtari i Komisionit për hetime të gjendjes në PTK, Avdyli, i mirëpret shkarkimet

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka mirëpritur shkarkimet në Telekomin e Kosovës, duke shtuar se ata nuk kishin ndaluar punësimet partiake përkundër vërejtjeve.

Avdyli ka qenë anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar për gjendjen në PTK, që nuk arriti të përfundojë punën për shkak të dorëheqjes së kryeminsitrit të atëhershëm.

“Si anëtarë i komisionit hetimor parlamentar për gjendjen ne PTK Vala (i cili për shkak te zgjedhjeve nuk arriti ta perfundonte punën në tërësi) , e mirëpres shkarkimin e Bordit të PTK. Poashtu dua të theksoj që keqmenaxhimi i PTK-së nuk ka filluar nga ky Bord, dhe nuk ishte ky bord që bëri kontratat më të dëmshme sepse e keqja nisi në vitin 2008”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

“Por në anë tjetër ,edhe pse gjendja afariste ishte e keqe , ky bord nuk dha shenja aspak që po mundohet ti ndalin punësimet partiake, kontratat e dëmshme, sponzorizimet e qiratë etj.”

Tutje ai beson që shkarkimet janë vetëm hapi i parë në këndelljen e Telekomit.

“Prandaj shkarkimi i tyre është një hap i parë por besojmë i mbarë për rikëndelljen e kësaj ndërrmarrje që para viti 2008 i dhuroi shtetit divident qindra milion Euro, e tash po afaron me humbje”, shkroi ai. /Express/

Më Shumë

Kosovës i rrëshqet ëndrra nga duart, Turqia shkon në Botëror

Kosovo ka pësuar një humbje të dhimbshme 0-1 ndaj Turiqsë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke i dhënë fund...

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit