13.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Ankesa e kandidatit për asamble të Prizrenit, PZAP vendos për rinumërim në një vendvotim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e ka konsideruar si të bazuar ankesën e kandidatit për asamble në komunën e Prizrenit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arton Muçaj për rinumërim të fletëvotimeve.

Sipas vendimit të PZAP-së, urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të rinumëroj vetëm fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal nga AAK në Komunën e Prizrenit në vendvotimin 2054A/01D.

“Paneli vlerëson se apeli është mbështetur në provat e dorëzuara nga kandidati ku shihet qart se nga deklaratat e votuesve të bashkangjitura në shkresat e lëndës deklarojnë se në vendvotimin 2054A/01D, kanë votuar për kandidatin Arton Muçaj, me numrin 10. Gjithsej në këtë vendvotim kanë rezultuar 6 vota për kandidatin në fjalë, ndërsa nga deklaratat në shkresat e lëndës rezultojnë të jenë 11 vota, gjë që në rastin konkret kemi të bëjmë me mospërputhje të votave dhe votuesve në këtë vendvotim”, thuhet në arsyetimin e PZAP-së.

Më 3 nëntor, KQZ ka publikuar rezultatet për kuvende komunale nga zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor.Ndaj këtyre rezultateve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) njoftoi këtë të diele, se ka pranuar 352 ankesa të paraqitura nga kandidatët për anëtarë të kuvendeve komunale kundër vendimit të KQZ-së.

Në Prizren garojnë Mytaher Haskuka LVV me 40.41 përqind të votave dhe Shaqir Totaj PDK, me 31.36 për qind të votave në raundin e parë. Rundi i dytë do të mbahet më 14 nëntor.

Më Shumë

Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të mbesin pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania KEDS në njësitë operative të Prizrenit, Suharekës dhe...

Jemin Zenel Ukperaj – lahutar dhe bartës i epikës gojore në Krahinën e Hasit

Shkruan: Besim Muhadri 1. Konteksti historik dhe etnografik Krahina e Hasit përbën një nga zonat më të pasura dhe më të rëndësishme të trashëgimisë gojore shqiptare,...

Lajmet e Fundit