Totaj zbulon projektet për Prizrenin nëse bëhet kryetar

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka prezantuar projektet që ai synon ti bëjë nëse arrin të bëhet kryetar i Prizrenit.

“Një nga projektet tona kryesore është edhe infrastruktura, janë disa projekte serioze të cilat ne mendojmë ti bëjmë dhe e para ndër to është ridizajnimi i trafikut urban në qytetin e Prizrenit dhe në periferi ku përfshihen edhe rivlerësimet e të gjitha vijave të trafikut urban.”

“Kemi prezantuar një projekt për nënkalim i cili fillon nga ish-bavaria del deri më tani aktualisht te shtëpia e bardhë pastaj pas shtëpisë së bardhë në një parking i cili është në -3 kate që do të ndërtohet, do të jetë një qendër kulturore për të rinj, një bibliotekë.”

“Sot kemi prezantuar një projekt tek parku i qytetit, ku do të jetë po ashtu te stadiumi futbollistik i lirisë në nëntokë parkingje -3 kate dhe mbi të terrene sportive.”, tha Totaj në Prime Time.

Totaj do të përballët me Haskukën e VV-së në balotazhin e 14 nëntorit.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit