5.7 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Anthony Joshua emëron trajnerin e ri para meçit me Jermaine Franklin

Anthony Joshua ka emëruar Derrick James si trajnerin e tij të ri për luftën e rikthimit në peshën e rëndë kundër Jermaine Franklin më 1 prill.

Boksieri britanik ndau rrugët me Robert McCracken pas humbjes së tij të parë ndaj Usyk në shtator 2021 dhe filloi bashkëpunimin me Robert Garcia për të ndryshuar stilin e tij të luftës në revansh. Megjithatë, ai humbi pas një vendimi të ngushtë në takimin e dytë në gusht.

Joshua që atëherë ka udhëtuar në ShBA dhe do të punojë me James, i cili krenohet me një listë talentuar boksierësh si kampionin e unifikuar Errol Spence Jr dhe kampionin e padiskutueshëm Jermell Charlo. Amerikani ka fituar më parë çmimin e Trajnerit të Vitit të Ring Magazine në 2017 dhe gjithashtu është vlerësuar për arritjet e tij nga WBC në 2020.

James është i njohur për stërvitjen e luftëtarëve të tij për të qenë agresivë dhe për të marrë çdo herë nokaute gjatë përballjeve, gjë që Joshua e ka kërkuar në duelet e tij të fundit.

AJ do të kërkojë të rindezë stilin e tij të pamëshirshëm të luftës, stil ky që e pa atë të ngjitej në krye të boksit.

Kur u pyet për përvojën e tij me Joshua në palestër deri më tani, James zbuloi se ishte i impresionuar nga boksieri i peshave të rënda: “Po, ai (përshtatet me stilin agresiv në duele). Ai nuk dëshiron të ndalet. Me të vërtetë u impresionova. Ishte fantastike ta shikoja”.

Anthony Joshua me trajnerin e ri Derrick James

“Por, e pashë mënyrën se si do të punonim. Ai është një nxënës i mirë. Çdo luftëtar që ka një trajner të ri, ka të bëjë me manovrimin dhe arritjen e nivelit të lartë, atje ku vërtet e dini se çfarë po bën – përpara se të shkoni në disa luftime të mëdha. Kjo është pjesa më e rëndësishme për Joshuan”.

Pavarësisht zhvendosjes në kampusin e Universitetit Loughborough, ai nuk ishte në gjendje të ndryshonte strategjinë e luftimit, edhe se tregoi disa shenja përmirësimi. /Telegrafi/

Më Shumë

Zgjedhjet lokale në Prizren/ Kandidatët e Bashkimit Demokratik dhe votat që morën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet  për kandidatët e Bashkimit Demokratik për Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas përfundimit të numërimit të votave. Sipas të...

Haxhi Avdyli i merr vetëm 1 mijë e 417 vota në Prizren

KQZ për Kuvendin Komunal të Prizrenit ka numëruar 94,92% e vendvotimeve Sipas renditjes aktuale, PDK është e para me 32.76 %. LVV është e dyta...

Lajmet e Fundit