Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni kërkon besimin e votuesve për LDK-në dhe Vjosa Osmanin kryeministre të Kosovës.
“LDK-ja me Vjosën kryeministre, do ta shkruajë edhe njëherë historinë e Kosovës, duke e nxjerrë këtë vend nga pellgu ku e kane zhytur”, tha Quni.
Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar dje në Prizren.
Ajo ka mbajtur takime në Has dhe Korishë.
Në mbrëmja është takuar me rinin e Prizrenit.
“Po i urojmë mirëseardhje në Prizren, kryeministres së ardhshme të Kosovës, Vjosës”, tha Quni.
“Në këtë vend që është simbol kombëtar i përpjekjeve të atdhetarëve për identitet shtetëror”.
“Presidenti Ibrahim Rugova thoshte shpesh që “Lidhja Demokratike e Kosovës është synonim i Lidhjes së Prizrenit”.
“Që të dyja këto besëlidhje u bënë për shtetësi e pavarësi”.
“Lidhja Demokratike arriti ta jetësoi synimin shekullor tonin, atë synim që kishin edhe patriotet e kohës së Lidhjes së Prizrenit”.
“Por, ka një dallim. Lidhja e Prizrenit kishte mbledhur vetëm burrat e fiseve, atdhetarë, trima të zotë e të mençur, ndërkohë që mungonin gratë në sheshin ku merreshin vendime të mëdha sepse, ishin tjera kohë e tjera rrethana atëherë, natyrisht”.
“Kohë luftërash e betejash”.
“Sot, jetojmë në një shtet të lirë, por, që nuk po përparon për shkak të keqqeverisjes. Na duhet dikush që e kthen shpresën. Dikush që punon drejt e pa hile për një Kosovë që ofron shanse të barabarta e kushte të mira për jetë, për secilën moshë, gjini, religjion e etnitet”.
“Një vend në të cilin duan të jetojnë të gjithë, djem e vajza, burra e gra pa dallim”.
“Kosova, nuk i meriton ikjet e të rinjve dhe të rejave të zhgënjyer e të pashpresë”.
“Nuk është në rregull kur, dështimet në qeverisje, tentohet të mbulohen duke ju referuar historisë tonë të dhimbshme”.
“Ne nuk bën ta harrojmë të kaluarën, por më shumë se kurrë na duhet të shikojmë në të ardhmen”.
“E ardhmja duket që lidhet me një grua. Shikoni vendet që po udhëhiqen nga gratë, nuk po shkoj më larg se në Gjermaninë e Angela Merkelit. Ne të gjithë po e lakmojmë standardin jetësorë të Gjermanisë”.
“Populli gjerman për katër mandate rresht, drejtimin e shtetit e ka besuar në duart e një gruaje”.
“Pse te mos veprojmë njëjtë dhe ne?”.
“Ka ardhur koha që edhe ne ti besojmë një gruaje e cila ka mençuri, vizion e guxim për ta bërë Kosovën vend ku duam të jetojmë, e jo nga ku shikojmë se si të ikim”.
“Me Vjosën e kemi mundësinë historike të cilin nuk duhet ta lejmë të na rrëshqet nga dora”.
“Vjosë, edhe njëherë, mirëserdhe në Prizren, po ta dorëzoj në duar, Vrapuesen e Prizrenit, që është artefakti më i famshëm që Kosova e ka jashtë vendit”.
“Vrapuesja e Prizrenit”, një figurë prej bronzi, që ka bërë xhiro nëpër punime shkencore gjithandej botës. I takon botës së atletëve grekë, shumica e të cilëve kanë qenë meshkuj”.
“Gjetja e një figurine në Prizren, që daton 500 vjet para Krishtit, dhe e cila pasqyron një grua duke vrapuar, është e rrallë, ashtu siç janë të rralla gratë që marrin përgjegjësi për ti prirë një vendi. Ju e keni pranuar këtë përgjegjësi dhe ne të gjithë besojmë në aftësitë tuaja për të na udhëhequr mirë dhe suksesshëm drejtë prosperitetit, mirëqenies dhe integrimeve në bashkësinë e popujve dhe vendeve të civilizuara”.
“Me ju Vjosa, Kosova, do të futet në listën e vendeve që ju prinë një grua kryeministre që do ta ngritë vendin e saj në listën e vendeve qe shënojnë suksese e përparime të njëpasnjëshme”.
“Na priftë e mbara në fitoren tonë të madhe”./PrizrenPress.com/