Antony në shitje, braziliani largohet me “skonto”, United reziston për Rashford

Në vitet e fundit, në shtëpinë e Man.United më shumë është diskutuar për trajnerë, për merkato, se sa për tituj dhe futboll.

Një situatë e shumë e vështirë që vijon të jetë e prekshme edhe këtë sezon, ku në qendër të diskutimin është trajneri Ten Hag.

Nëse nuk do të ishte për faturën e lartë ekonomike, për prishjen e kontratës, holandezi do të ishte shkarkuar prej kohësh, por sërish e ardhmja e tij është në dyshim të fortë.

Mbi teknikun holandez rendojnë jo pak edhe disa zgjedhje të tij, si në rastin e Antony, lojtar për të cilin Man.United investoi 95 milionë euro për ta blerë nga Ajax. Braziliani nuk arriti kurrë të justifikojë investimin e bërë, vetëm 86 ndeshje dhe 12 gola, shifra këto të cilat detyrojnë “djajtë e kuq” ta nxjerrin në merkato, madje me skonto.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Lajmet e Fundit