Apeli i Susurit


Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, ka bërë apel për moslejimin e fëmijëve në përfshirjen e tyre në aktivitete të jashtëligjshme

“Gjatë ditës së djeshme më kanë njoftuar se gjatë kësaj fundjave, përkatësisht ditën e shtunë individë dhe organizata me origjinë të dyshimtë, po planifikojnë një organizim të jashtëligjshëm, i ngjashëm me atë të datës 22.12.2018, për shkuarje në Brezovicë”,tregon Susuri.

“Për të parandaluar pjesëmarrjen e nxënësve në këto organizime, sot më datë 07.02.2019 kam pasur një bashkëbisedim me të gjithë drejtorët e shkollave të mesme të larta të Komunës së Prizrenit, dhe kemi ardhur në përfundim: secili drejtor i shkollës të mbajë mbledhje me këshillin e prindërve dhe këshillin e nxënësve për t’i njoftuar ata se këto organizime të paligjshme nuk do të kenë mbështeten e drejtorëve, mësimdhënësve të shkollave dhe DKA-së”.

“Drejtoria Komunale për Arsim, apelon tek të gjithë prindërit që të parandalojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në këto organizime. Këto organizime nuk kanë karakter edukativ dhe rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve, përkatësisht nxënësve”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale. Sipas statistikave të marra...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

Lajmet e Fundit