13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Apeli vërteton dënimin me burg të përjetshëm për ish-policin e akuzuar për vrasjen e punëtorit të kazinosë në Suharekë

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, të marrë në shtator të vitit 2020, me të cilin e kishte dënuar me burgim të përjetshëm ish-rreshterin e Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, për vrasje të rëndë dhe manipulim me prova.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

“Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e të pandehurit Sh.S. Ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 20.09.2020  është vërtetuar.”, thuhet në përgjigjen e tij për “Betimi për Drejtësi”.

Aktakuza për këtë rast ishte ngritur më 31 maj 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren me arsyetimin se zyrtari policor Shefki Spahiu, më 17 mars 2019, në Suharekë, në një kazino e cila gjendet në rrugën e Reshtanit, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore, me dashje dhe në mënyrë dinake privon nga jeta punëtorin e kazinosë, Jetmir Aliaj.

Firma “Lona Al- Plast” në Prizren shpall konkurs për vende të lira të punës

Sipas aktit akuzues, Spahiu qëndroi npasi ë kazino, papritur, duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën-pistoletën e markës “Glock”, të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa sipas pikës së dytë të aktakuzës, Spahiu akuzohet se pas kryerjes së vrasjes, kishte hyrë në dhomën ku kanë qenë të vendosura pajisjet e kamerave të kazinosë dhe kishte shkatërruar, dëmtuar dhe fshehur provat, me qëllim të pa mundësimit të shfrytëzimit të dëshmive në procedurë zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se polici kishte marrë dy shtëpiza të kompjuterit, duke i larguar dhe demoluar kabllot, dy UPS dhe të gjitha këto i kishte vendosur në bagazhin e automjetit të cilën e kishte parkuar prapa kazinosë, ku pas largimit këto dëshmi i kishte hedhur në lumin Taplluha, në dalje të fshatit Neprebisht të Komunës së Suharekës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit