15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

‘Arbana’ i qan hallet me Haxhi Avdylin

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka dëgjuar nga afër ankesat e banorëve të ‘Arbanës’. Ai tregon se banorët e kësaj lagjeje janë ankuar për shumë probleme.

“Gjatë takimit me qytetarët e Arbanës, dolën shumë ankesa si: furnizimi jo i mjaftueshëm me ujë, mungesë të hapësirave të gjelbërua, ringjallja e aktiviteteve sportive e kulturore etj”,tregon Avdyli.

“Po ashtu ndër diskutime tjera doli edhe ideja për krijimin e më shumë hapësira për biçikleta”.

“Me ardhjen e LDK-së në pushtet në Prizren, do shikohet mundësia që Prizreni ta ketë staza të veçanta për qarkullimin e biçikletave”

“Një prej mundësive është krijimi i një staze për biçikleta dhe të gjelbërimit në hapësirën e kalimit të hekurudhës nëpër Arbanë deri te stacioni”.

“Edhe pse kjo është pronë e Hekurudhave të Kosovës, do shikohet mundësia e gjetjes së zgjedhjes të kontestit pronësor apo shkëmbimit në mënyrë që Prizrenit t’i krijohej një stazë e veçantë dhe të sigurt me gjatësi disa kilometrash për përdorimin e biçikletave”

“Këtë model e hasim në shumë qytete Evropiane e Amerikane, e cila do e rriste ndjeshëm kualitetin e jetës në qytetin e Prizrenit” /PrizrenPress.com/

Më Shumë

KosInvest hapi sot zyrën e re në Suharekë

Financim për fermerët dhe bizneset lokale KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në...

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit