12.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Arbër Rexhaj i VV-së dëshmon në gjykimin e punëtorit të Pro-Credit Bankës

Arbër-RexhajNë Gjykatën Themelore të Prizrenit, vazhdoi gjykimi ndaj ish-punëtorit të Pro-Credit Bankës, Abdullah Thaçit, i cili akuzohet për zbulim të fshehtësisë zyrtare, vepër kjo e dënueshme sipas kodit penal, deri në 3 vjet burg.

Abdullah Thaçi akuzohet se më 31 korrik të vitit 2012 derisa ishte në orar të punës në cilësi të personit zyrtar dhe pa pasur autorizim, u qaset llogarive bankare të klientëve të kësaj banke, Nexhat Çoçajt, drejtor i arsimit në Prizren dhe Bekim Thaçit mësimdhënës.

Sipas aktakuzës, ai ka thyer procedurat e aplikueshme bankare, e pikërisht marrëveshjen mbi konfidencialitetin dhe moszbulimin e informacioneve bankare.

Kështu, sipas prokurorisë, Abdullah Thaçi gjendjen e llogarive të dy klientëve i fut në një zarf të bardhë dhe ia dorëzon Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila këto llogari bankare i përdorë për të ushtruar kallëzim penal.

Rasti rreth këtij kallëzimi penal është tash në fazën e hetimeve.

Në cilësinë e dëshmitarit në gjykatë u paraqit kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” në Prizren, Arbër Rexhaj.

Rexhaj, tha se nuk ka pranuar ndonjë dokument nga Thaçi. Sipas tij në zyrat e Lëvizjes “Vetëvendosje”, vijnë lloj-lloj dokumentesh, ndër to tha se ka ardhur edhe dosja për të cilën bëhet fjalë dhe se kjo dosje kishte ardhur në një zarf të bardhë pa mbishkrim në të.

Arbër Rexhaj- dëshmitar(video: arber rexhaj- prokurorja)

“Këto dokumente siç kam deklaruar, ne i kemi gjetë para zyrës, edhe zyra te ne hapet diku në orën 10:00 të mëngjesit… unë kam pa që është material i dyshimtë edhe e kam dërgu drejtpërdrejt në qendrën e “Vetëvendosjes” në Prishtinë. Më pastaj i kemi analizu dhe kemi pa lëndë shumë të dyshimtë dhe për ne aty është parë se është duke u zhvillu korrupsion i pastër”, tha Rexhaj.

Ai më tutje tha se në vend të Abdullahut në gjykatë është dashur të jetë Nexhat Çoçaj, ndërsa gjykimin e quajti me motive politike.

Pas dëshmisë së Rexhajt, prokurorja e rastit Ervehe Gashi, tha se hetimet për drejtorin Çoçaj, kanë filluar nga 2 maji 2012, e jo siç pretendohet pas kallëzimit penal, i cili është bërë më 8 gusht 2012.

Ajo i dorëzoi trupit gjykues dokumentin e datës 2 maj, me të cilin ishte bërë kërkesa në BQK, për hetim të xhirollogarisë së drejtorit Çoçaj.

Njëra nga provat e prezantuara, ishte edhe pasqyra financiare dhe raporti i ndërhyrjes së paautorizuar, i paraqitur nga Pro-Credit Bank, provë të cilën mbrojtja e kundërshtoi dhe kërkoi që të bëhet ekspertizë për vërtetësinë e saj.

Trupi gjykues e aprovoi kërkesën e mbrojtjes, me ç’rast seanca gjyqësore u ndërpre për të vazhduar me 1 korrik 2014.

Në qershor të vitit të kaluar Nexhat Çoçaj është shpallur i pafajshëm në një rast tjetër, ku ai akuzohej për shpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me ekskursionet e maturantëve prizrenas./Gazeta Jeta në Kosovë/

Më Shumë

Vetëvendosje zhvilloi takim me banorët e fshatit Gjonaj të Hasit

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka organizuar një takim me banorët e fshatit Gjonaj të Hasit, ku diskutuan mbi zhvillimet politike aktuale në vend. Kliko videon: https://www.facebook.com/watch?v=917978133581555 Kryetari...

Moti sot i vranët dhe me shi, temperaturat deri në 22 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në...

Lajmet e Fundit