23.9 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Arbëreshët duan bashkëpunim me Prizrenin

Delegacioni i arbëreshëve nga Italia ka vizituar të hënën Komunën e Prizrenit, me ç’rast mikpritësit dhe nikoqirët janë pajtuar për bashkëpunim të mëtutjeshëm, me qëllim të zbatimit të projekteve që sigurojnë zhvillimin ekonomik e shkëmbime kulturore.

Delegacioni i arbëreshëve u mirëprit nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, nënkryetari Eshref Memaj, drejtorët komunalë dhe këshilltarët e KK-së.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pohuar se arbëreshët janë diaspora më e vjetër shqiptare në botë, shkruan sot Koha Ditore.

“Pas 500-600 vjetësh ende i mbani lidhjet me atdheun dhe për këtë jemi mirënjohës dhe na bëni krenarë”, ka thënë Haskuka. Ai para mysafirëve ka prezantuar të kaluarën dhe të tashmen e Prizrenit. Sipas tij, Prizreni shquhet me qendrën historike dhe se është e rrethuar me malet. Në vijim ka folur për projektet zhvillimore.

“Është themeluar Parku për Inovacion dhe Trajnime në ish-Kampin e KFOR-it gjerman, ku janë 40 hektarë dhe 60 ndërtesa dhe këtu mendojmë që bashkë me Qeverinë gjermane t’ua japim me qira kompanive që punojnë në teknologji, turizëm, kulturë, përpunim të ushqimit”, ka thënë Haskuka. Sipas tij, po punohet edhe për funksionalizimin e zonës ekonomike. “Kosova ka kaluar shumë faza dhe tani është koha për fazën e zhvillimit ekonomik. Kemi popullatë të re, kemi papunësi, por investimet mund ta zbusin problemin”, është shprehur ai.

Më Shumë

‘Ditët e Struzhës’ mbledhin bashkatdhetarët nga e gjithë diaspora

Struzha, e braktisur në më shumë se dy dekada, gumëzhinë në verë, nga banorët, të cilët punojnë e jetojnë larg saj për 11 muaj....

Nesër vazhdon seanca konsitutive e Kuvendit

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë për shkak të bllokadës trejavore, do të vazhdojë nesër (e mërkurë) nga ora...

Lajmet e Fundit